Lajme

Sulmet izraelite në Liban plagosin tetë persona, ndërsa vazhdojnë negociatat në Romë

Tetë persona u plagosën gjatë natës në sulmet ajrore izraelite dhe granatimet me artileri që synonin qytete në distriktin jugor libanez të Tiros, pavarësisht një armëpushimi të vazhdueshëm dhe negociatave midis Bejrutit dhe Tel Avivit.

Dronët izraelitë kryen tre sulme ajrore në lagjen Al-Malaab në qytetin Burj Al-Shamali, rreth 5 kilometra larg Tiros, dhe avionët luftarakë të Izraelit më vonë goditën të njëjtin vend në një sulm të katërt, raportoi të enjten Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e Libanit.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha në një deklaratë se tetë persona u plagosën në sulmet ajrore ndaj Burj Al-Shamali.

Avionët luftarakë izraelitë nisën gjithashtu tre sulme ajrore në një zonë midis qyteteve Mansouri dhe Majdal Zoun në distriktin Tyre.

Në të njëjtën kohë, Mansuri u vu nën zjarrin e artilerisë dhe tankeve.

Ndwrkohw, dita e tretë dhe e fundit e raundit të shtatë të negociatave Liban-Izrael të ndërmjetësuara nga SHBA-të filloi të enjten në Romë, tha një zyrtar libanez për Anadolu.

Ky shënon raundin e dytë të organizuar nga Roma, pas pesë raundeve të mëparshme që u mbajtën në Uashington, DC, si pjesë e një procesi negociues të sponsorizuar nga SHBA-ja.

Bisedimet vijnë në mes të sulmeve të vazhdueshme izraelite, duke përfshirë shkeljet e hapësirës ajrore mbi Bejrut dhe Tir, si dhe sulmeve ajrore dhe granatimeve në Libanin jugor.

Bejruti dhe Tel Avivi nënshkruan një marrëveshje kornizë të ndërmjetësuar nga SHBA-të më 26 qershor. Marrëveshja parashikon një tërheqje graduale të Izraelit nga territori i pushtuar libanez, duke filluar me zbatimin e një modeli pilot në zonat e caktuara.

Të Ngjashme