Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të paktën nëntë të vdekur nga stuhia e fuqishme në Australi

Të paktën nëntë persona kanë vdekur nga stuhia e fuqishme, që ka përfshirë pjesën lindore të Australisë.

Tre persona kanë vdekur kur anija e tyre ishte shkatërruar nga era e fuqishme në Queensland, kanë njoftuar autoritetet australiane.

Tetë persona të tjerë janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një grua ka vdekur kur është goditur nga një pemë, ndërkaq dy persona të tjerë kanë vdekur nga përmbytjet.

Ato ishin në mesin e tri grave që kanë vdekur pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur lagjet.

Autoritetet australiane kanë thënë se moti është jashtëzakonisht i vështirë dhe se 24 orët e fundit kanë qenë tragjike shkaku i kësaj stuhie të fuqishme.

Ekipet e shpëtimit janë angazhuar në kërkim të të mbijetuarve dhe personave që rezultojnë të zhdukur nga kjo stuhi.