Lajme

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se Irani dhe Omani kanë arritur një marrëveshje mbi karakteristikat gjeografike të një rruge detare në Ngushticën e Hormuzit.

Baghaei thotë se Irani dhe Omani janë në fazën përfundimtare të përgatitjes së një njoftimi të përbashkët mbi marrëveshjen, me kusht që “palë të treta” të mos ndërhyjnë në proces, ka raportuar Al Jazeera.

Baghaei tha poashtu se një marrëveshje midis Iranit dhe Omanit për një rrugë detare përmes Ngushticës së Hormuzit nuk garanton automatikisht kalim të sigurt, duke paralajmëruar se veprimi ushtarak i SHBA-së në rajon mund të dëmtojë sigurinë.

Në komentet e ndara në faqen Telegram të Ministrisë së Jashtme iraniane, Baghaei tha se shumë faktorë që kontribuojnë në pasigurinë në ngushticë janë ende në fuqi.

Ai përmendi bllokadën detare të deklaruar nga SHBA-të ndaj Iranit dhe “veprime të tjera agresive dhe kërcënuese kundër Iranit dhe interesave të tij”.

Të Ngjashme