Lajme

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

Në Tiranë u zhvillua këtë të martë protesta e 66-të qytetare, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë.

Edhe gjatë këtij tubimi nuk munguan thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Protestuesit përsëritën mesazhet e tyre të mëparshme, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke brohoritur slogane si: “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama, jepe dorëheqjen”.

Pas përfundimit të fjalimeve, pjesëmarrësit vijuan me marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Të Ngjashme