Aktuale

TPL në një aksident rrugor: Si aktivizohet sigurimi dhe çfarë mbulon?

Një aksident rrugor sjell në pak sekonda pasoja që mund të prekin shëndetin, pronën dhe të ardhurat e disa personave. Në këto raste, sigurimi i detyrueshëm TPL luan një rol të rëndësishëm në mbulimin e përgjegjësisë për dëmet që u shkaktohen palëve të treta.

Një rast konkret i ndodhur në aksin Levan–Tepelenë, në zonën e Mollajt, ku dy automjete janë përplasur dhe katër persona janë lënduar, shërben si një shembull për të shpjeguar se si mund të funksionojë TPL në një situatë të tillë.

Çfarë mbulon TPL?

Sigurimi TPL mbulon përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit për dëmet që shkaktohen ndaj palëve të treta gjatë përdorimit të automjetit.

Mbulimi përfshin dëmet ndaj pronës dhe dëmet ndaj personit. Dëmi ndaj personit përfshin pasojat e vdekjes, dëmtimet trupore dhe përkeqësimet e shëndetit, si dhe dëmet pasurore dhe jopasurore të përcaktuara nga kuadri përkatës.

Në një aksident me dy automjete, aktivizimi i TPL lidhet me përcaktimin e përgjegjësisë për shkaktimin e dëmit. Siguruesi i mjetit përgjegjës trajton kërkesat për dëmshpërblim të palëve të dëmtuara, në përputhje me dokumentacionin dhe procedurat e përcaktuara.

Si mund të funksionojë TPL në rastin konkret?

Duke marrë aksidentin e mësipërm vetëm si shembull hipotetik, le të supozojmë se pas hetimit autoritetet përcaktojnë se njëri prej mjeteve ka përgjegjësi për shkaktimin e përplasjes.

NEWS  Aksidenti me dy viktima në Unazën Lindore, ja ku po fokusohen hetimetNë këtë situatë, TPL e mjetit përgjegjës aktivizon mbulimin për dëmet që u janë shkaktuar palëve të treta.

Nëse në automjetin përgjegjës ndodhen pasagjerë dhe ata pësojnë dëmtime, ata trajtohen si persona të dëmtuar dhe mund të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e pësuara. Në të njëjtën mënyrë trajtohen edhe personat e dëmtuar që ndodhen në automjetin tjetër.

Kjo do të thotë se TPL shtrihet te personat e dëmtuar si pasojë e aksidentit, sipas përgjegjësisë së përcaktuar dhe dëmit të dokumentuar.

Rregullorja përcakton se çdo person të cilit i është shkaktuar dëm nga përdorimi i një mjeti transporti në territorin e Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet ose dëmtimet e pësuara.

Çfarë ndodh me drejtuesin përgjegjës?

Kontrata TPL përcakton se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin përfshihet në kategorinë e personave që nuk përfitojnë nga kjo kontratë për dëmet që i shkaktohen atij si drejtues.

Në këtë mënyrë, TPL funksionon si sigurim i përgjegjësisë ndaj palëve të treta dhe mbulon dëmet që drejtuesi përgjegjës u shkakton personave të tjerë dhe pronës së tyre.

Drejtuesit përgjegjës do t’i duhej ose një sigurim shëndeti bazë ose një sigurim nga aksidentet për mbulimet spitalore.

NEWS  Paralajmërimi i frikshëm i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?Si përcaktohet përgjegjësia?

Në një aksident rrugor, përgjegjësia përcaktohet nga organet kompetente në bazë të provave dhe dokumentacionit të mbledhur në vendngjarje.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor dokumentojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa dokumentacioni për përcaktimin e shkaktarit të aksidentit bëhet pjesë e praktikës së dëmit. Rregullorja parashikon procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore dhe, sipas rastit, vendimin gjyqësor ose dokumentacionin e procedimit penal për përcaktimin e shkaktarit të aksidentit.

Si paraqitet kërkesa për dëmshpërblim?

Pala e dëmtuar paraqet kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës i mjetit që ka shkaktuar aksidentin.

Kërkesa paraqitet me shkrim ose në mënyrë elektronike dhe regjistrohet nga shoqëria e sigurimit. Pala e dëmtuar pajiset me numrin e regjistrimit të kërkesës dhe me informacionin mbi dokumentet që nevojiten për plotësimin e dosjes së dëmit.

Kërkesa për dëmshpërblim paraqitet brenda dy viteve nga data e aksidentit.

Në rastet kur një aksident përfshin dy mjete të identifikuara dhe të siguruara me TPL, rregullorja parashikon edhe mundësinë e paraqitjes së kërkesës te siguruesi i drejtpërdrejtë, kur ekziston marrëveshja përkatëse mes shoqërive të sigurimit.

Pse është e rëndësishme të njohim TPL?

Njohja e funksionimit të TPL ndihmon çdo drejtues automjeti të kuptojë se çfarë ndodh financiarisht pas një aksidenti.

NEWS  Rama: Javën tjetër do ta shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit!Një aksident mund të përfshijë dëme në automjete, dëmtime trupore dhe pasoja ekonomike për disa persona. TPL krijon mekanizmin për trajtimin e këtyre dëmeve ndaj palëve të treta, sipas përgjegjësisë së përcaktuar nga autoritetet dhe dokumentacionit të paraqitur.

Për këtë arsye, çdo drejtues automjeti duhet të kontrollojë vlefshmërinë e policës së tij TPL dhe të njohë procedurën e njoftimit dhe të kërkimit të dëmshpërblimit.

Sigurimi MINIKASKO

Ne rastin e demeve materiale, nje sigurim qe duhet njohur per mbulimin e demeve ne mjetin shkaktar te demit, do te ishte MINIKASKO. Ky aksident ploteson kushtet qe MINIKASKO, nese mjeti shkaktar do ta kishte, te aktivizohej: deri ne dhjete mije euro deme materiale te mjeti shkaktar, ne vend se t’i paguante pronari i mjetit, do t’i paguante sigurimi MINIKASKO. Si aktivizohet? Duhet që aksidenti të ketë ndodhur: mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike.

Sigurime.Online sjell raste konkrete për ta bërë më të kuptueshëm funksionimin e sigurimeve në jetën e përditshme. Çdo rast përdoret si shembull informues dhe hipotetik për shpjegimin e mekanizmave të sigurimit. Përcaktimi i përgjegjësisë për një aksident rrugor është kompetencë ekskluzive e organeve hetimore në vendngjarje dhe e autoriteteve përkatëse. /sigurime.online

Të Ngjashme