Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në ishullin e Kefalonisë.
Sipas mediave greke, i riu po udhëtonte me një motoçikletë të fuqishme në rrugën që lidh Porosin me Skalën, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua.
21-vjeçari pësoi plagë të rënda dhe u transportua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Kefalonisë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.
Nga të dhënat paraprake nuk rezulton të jetë përfshirë ndonjë automjet tjetër. Policia Rrugore e Argostolit po heton shkaqet e aksidentit.
