Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tre policë janë lënduar gjatë arrestimit të drejtuesit të Mbrojtjes Civile në Mitrovicën e Veriut

 
   

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e ka konfirmuar arrestimin e një personi në Mitrovicën e Veriut.

Mehmeti tha që një person është lënduar lehtë gjatë arrestimit të dyshuarit, ndërsa dy policë të rendit janë lënduar pas operacionit.

“Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën  Mitrovicë Veri,  Policia e Kosovës ka arrestuar  një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një zyrtar policor. Pas  operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast 2  zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, tha Mehmeti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka bërë publik edhe emrin e të dyshuarit, Milun Milenkovic- Llune.

Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka shkruar Sveçla.