Lajme

Treni përplas një veturë në Fushë Kosovë, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një treni dhe një automjeti në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, tha Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të Ngjashme