Një aksident i rëndë trafiku raportohet se ka ndodhur sot në rrugën Sarandë-Ksamil.
Sipas mediave në Shqipëri, ky aksidenti ka ndodhur pasi tri automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç raporton TCh, sipas informacioneve të deritanishme ka persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe Policia.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë aks rrugor është ndërprerë për disa minuta.
