Lajme

Trump jep ulitimatum: Marina amerikane të qëllojë çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë çdo anije që vendos mina në Ngushtica e Hormuzit, një prej pikave më të rëndësishme për transportin global të energjisë.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump thekson se urdhri është i drejtpërdrejtë dhe pa hapësirë për hezitim.

“Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe të vrasë çdo anije, qofshin ato anije të vogla… që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk duhet të ketë asnjë hezitim,” shkruan ai.

Ai shton më tej se njësitë amerikane të pastrimit të minave janë aktualisht në terren dhe po punojnë për të siguruar kalimin e lirë në këtë korridor strategjik.

Deklarata vjen në një kohë kur tensionet në Gjirin Persik janë rritur ndjeshëm, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e furnizimeve globale me naftë dhe stabilitetin në rajon.

Të Ngjashme