Ka humbur jetën një 4 vjeçar në spitalin e Tiranës pas 3 ditësh që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tri ditë më parë, i mituri është dërguar në spitalin e Pogradecit pasi ishte goditur aksidentalisht me një gur në kokë nga motra e tij e mitur gjatë kohës që luanin në banesë.Që prej asaj dite, 4 vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka arritur të mbijetojë.
Nga policia është bërë referimi i materialeve në prokurori për veprime të mëtejshme që prej ditës kur fëmija u paraqit në spitalin e Pogradecit.
