Lajme

Veprimtari Berisha ngre dyshime: Pse Rexhep Qosja u varros “në mjegull”?

Veprimtari i çështjes kombëtare, Xhevat Berisha ka rikthyer një deklaratë të vitit 1981 që i atribuohet Rexhep Qosjes, të shoqëruar me një fotografi arkivore nga gazeta “Rilindja”. Në citimin e paraqitur, Qosja shfaqet duke dënuar demonstratat e asaj kohe dhe duke mbështetur masat institucionale të ndërmarra në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së atëhershme.

Postimi është shoqëruar më pas me një koment të fortë dhe me pyetje retorike nga Berisha, ku ai vë në pikëpyetje mënyrën e varrimit të Qosjes, duke pretenduar se ai është varrosur “në mjegull” dhe se ka kërkuar një ceremoni private, përcjell “Bota sot”. Në të njëjtin reagim, Berisha ngre insinuata për arsyet e një varrimi pa pjesëmarrje publike, duke e lidhur këtë me figurën dhe qëndrimet e tij historike, përfshirë edhe deklaratën e vitit 1981.

Shkrimi i plotë

A E DINI PSE QOSJA U VARROS NË “MJEGULL”.?

A thua pse Qosja e kishte lanë amanet me varros tinëz..!

A mos ndoshta u frikësua se pjesmarrja në vorrim dot ishte edhe më simbolike se sa vorrimi i Demaqit.?

Ndoshta edhe e ka “gërryer” qasja e tij ndaj demonstratave të 81-shes, kur e pati dhënë këtë deklaratë për gazetën Rilindja

Image
Foto

Të Ngjashme