Dua Lipa ka treguar përsëri lidhjen e saj të fortë me rrënjët dhe traditat shqiptare. Këngëtarja ka qenë e pranishme në një dasmë në Pejë, ku ka shijuar atmosferën festive mes të afërmve dhe miqve.
Vetë Dua ka zgjedhur të mbajë një profil më diskret në rrjetet sociale, duke mos postuar ende fotografi nga ky event. Megjithatë, prania e saj nuk u ka shpëtuar syve të të pranishmëve, pasi ajo është parë në sfondin e festimeve, ku dallohet edhe flamuri kombëtar shqiptar gjatë momenteve festive.
Detajet nga kjo ngjarje janë zbuluar kryesisht nga motra e saj, Rina Lipa, e cila ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale. Rina ka publikuar imazhe të veçanta ku shihen detajet e veshjes tradicionale shqiptare të nuses, përfshirë jelekun e qëndisur me ar dhe rruaza, veshjen e bardhë me punime dore dhe brezin tradicional.
Në disa video të shpërndara në rrjetet sociale, Dua shihet duke e shijuar atmosferën në maksimum, pasi kërcen me të atin e saj, Dukagjin Lipën, dhe secili mban nga një gotë në kokë.
