Lajme

Zgjedhjet në horizont? Gacaferi drejton gishtin nga PDK-ja

Anëtari i GUXO-s, Luan Gacaferi, ka reaguar pas refuzimit të Partia Demokratike e Kosovës për të propozuar tre kandidatë për president së bashku me Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas kërkesës së Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Gacaferi tha se ky refuzim dëshmon se PDK-ja po synon ta çojë vendin në zgjedhje të reja, duke shtuar se tani është e qartë se kush, sipas tij, po e shtyn vendin drejt këtij skenari.

Reagimi i Gacaferit në Facebook:

Ja pra, nëse ka pasur dikush ndonjë dyshim qe PDK po don president por Kurti nuk po jau mundëson!

Prej ditës së parë ka qenë e ditur qe PDK don ta çojë vendin në zgjedhje me çdo kusht e me çdo çmim, por tani të paktën e dijmë kush po e çon Kosovën në zgjedhje, tani kemi edhe emër, PDK’ja

Të Ngjashme