Publicisti shqiptar Milaim Nela ka komentuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar opozitës për të propozuar tre kandidatura për president të Kosovës, duke e cilësuar si një hap serioz drejt zgjidhjes së krizës politike dhe zgjedhjes së kreut të shtetit.
Në një postim, Nela ka thënë se me këtë veprim, sipas tij, LVV po ofron një mundësi konkrete për zhbllokimin e situatës, duke theksuar se opozita nuk ka më arsye të mos paraqesë emrat e saj.
Ai shtoi se nëse opozita nuk i sjell kandidatët, përgjegjësia do të bie mbi të, pasi sipas tij, “nuk mund të thotë më se nuk i kemi numrat për firma”.
Postimi i plotë:
LVV I KËRKON OPOZITES TË PROPOZOJË 3 KANDIDATURA PËR PRESIDENT!
Ky është një hap serioz drejt zgjidhjes se krizës dhe zgjedhjes se Presidentit dhe hapi më serioz i LVV rreth kësaj çeshtjeje!
Para disa ditësh e artikulova ne faqen time këtë sugjerim të ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe ish Kryetarit të Bashkise Kukës Z. Safet Sula
Pas këtij hapi të Vetëvendosjes Opozita nuk ka asnjë justifikim e nëse nuk i sjell emrat faji dhe përgjegjësia i ngelet asaj!
Nuk mund të thotë më se nuk i kemi numrat për firma se ato po ia ofron Vetevendosja!
Zgjidhje ose Shah-Mat.
