Rreth orës 08:00 të mëngjesit, në ambientet e magazinave të një shtetasi S. M. në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit në ambientin ku gatuhej për punonjësit, dyshohet nga bombola e gazit, ka humbur jetën një person, dyshohet nga asfiksia.
Viktima është shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, shkruan topchannel.
Ndërsa një tjetër shtetas, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, ka mbetur i lënduar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
