Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të investimeve në sektorin e energjisë, duke ngritur pyetjen se çfarë ka ndryshuar që nga viti 2021 dhe sa kapacitete të reja gjeneruese janë ndërtuar
Ajo ka rikujtuar një shkrim të publikuar më 8 dhjetor 2022, ku kritikonte vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike, mungesën e kontratave afatgjata dhe dështimin e investimeve.
Bajrami ka theksuar se, ndonëse tashmë ekziston Strategjia e Energjisë, ajo nuk po zbatohet, duke kërkuar që masat emergjente të fokusohen në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.
Postimi i plotë:
Çka ka ndryshu në sektorin e energjisë prej vitit 2021, sa kapacitete gjeneruese janë ndërtu gjatë kësaj kohe?
Krejt çka mbajmë mend janë ”masat emergjente për furnizim me energji elektrike” dhe këtu po ju sjell një tekst timin të publikuar në fcb. me 8 dhjetor 2022, fatkeqësisht relavant edhe sot.
8.12. 2022
Sot, për herë të gjashtë me propozim të Qeverisë, mazhoranca në Kuvend i votoj “masat emergjente për furnizim me energji elektrike”.
Qeveria asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend se për çka i shërbejnë këto masa:
• Për blerje të energjisë elektrike, duke mos respektu rregullat e Ligjit të prokurimit?
• Për kontraktimin e kompanive për investim/remonte në KEK duke anashkaluar të gjitha procedurat e prokurimit?
• Për legjitimim të reduktimeve? – apo çfarë?
Herën e parë Qeveria ka shpallur “masat emergjente për furnizim me energji” me 21.12.2021, sot është data 08.12.2022, Qeveria ende me masa emergjente.
• Asnjë kontratë afatgjatë në energji.
• Dështim në remonte dhe kontrata shumfish me të shtrejta.
• Strategjia e energjisë nuk është askund.
• Asnjë investim në sektorin e energjisë.
PS.
Sot, ka Strategji të Energjisë, por s’ka zbatim të saj.
Masat emergjente do të duhej të kishin një pikë të vetme: ndërtim urgjent të kapaciteteve gjeneruese. Jemi vonë, por nëse kurrë nuk fillojmë kriza do të vazhdoj të thëllohet.
