Aktuale

Goditi me tullë efektiven e policisë dhe e la pa ndjenja, i riu nga Kamza e pranon: Isha i mërzitur se nuk kisha lekë të …

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 25-vjeçarin Vehap Tota 4 ditë më parë, në 21 Gusht 2026, ka goditur me një tullë në shpatull një punonjës policie, e cila ka rënë pa ndjenjë në oborrin e shtëpisë të së riut.

Sipas raportimeve të gazetarit Elton Qyno për Syri TV, Tota pas arrestimit ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka deklaruar se e ka qëlluar efektiven pasi ka qenë i mërzitur, pasi nuk ka pasur para. Sipas tij, ai ka qenë i tensionuar pasi është përdorues i kanabisit dhe se s’ka pasur para për ta blerë dhe më pas ka kundërshtuar dhunshëm efektivët. I riu ka shfaqur

“…është e vërtetë se unë kam qëlluar policen me tullë nga pas. Kjo ngaqë nuk kishte pirë hashash dhe isha mërzitur dhe nuk kam pasur lekë. Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra, kjo ka qënë arsyeja. Unë kam marrë një tullë dhe më pas e kam qëlluar policen nga pas. Po ashtu i kam kundështuar policët, pasi kam qënë i mërzitur nuk kisha pirë hashash dje dhe kam qënë shumë i tensionuar dhe inatin, jua kam nxjerrë policëve. Unë tashmë jam penduar, por më kot pasi është vonë. Më pas policët më kanë shoqëruar normal në komisariat…”

Bëhet me dije se policia kishte shkuar në banesën e Vehap Totës për shoqërimin e bashkëjetueses së tij, shtetasen Audeta Tahiri, pasi kjo e fundit është dyshuar nga policia kriminale se ishte autore e djegies së makinës së shtetasit L.Hoti, i cili është komshi me të arrestuarin Vehap Tota.

Pas marrjes së njoftimit, në orën 18:00, dy punonjës të patrullës policore M.D dhe A.P janë urdhëruar për të shkuar në rrugën “Paqësori” në Frutikulturë Kamëz, për të arrestuar shtetasen Audeta Tahiri, e cila dyshohej si e përfshirë në djegien e një makine.

I riu i ka thënë efektivëve që “…nuk është vajza që kërkoni…”, ndërsa pas kontrolleve në banesë, Pasi u gjend brenda shtëpisë dhe në këtë situatë policia e ndaloi për ta shoqëruar në komisariat si të dyshuar në djegin e makinës së L. Hotit,ngjarje kjo që ka ndodhur në Kamëz në datën 18 Gusht 2026.

Mirëpo kjo ka bërë që i riu të kundërshojë efektivët e policisë, edhe pse në Komisariat kishte pranuar se Audeta Tahiri, e kishte djegur mjetin e komshiut të tij. Tota ka qëlluar me gurrë dhe tulla efektivët e policisë, ku një nga tullat e ka goditur punonjësen e policisë M.D, në pjesën e kurrizit duke e rrëzuar për tokë dhe ajo ka mbetur pa ndjenja.

Efektivja është dërguar me urgjencë me ambulancë në spitalin e Traumës, ndërsa Tahiri dhe Tota janë arrestuar nga policia.

Të Ngjashme