Lajme

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, Thaçi reagon pas dënimit të dytë nga Haga“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, Thaçi reagon pas dënimit të dytë nga Haga

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar sot nga Gjykata Speciale në Hagë me 17 muaj burgim lidhur me akuzat për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Aktgjykimin e shkallës së parë e ka shpallur gjyqtari Christopher Gosnell, i cili i komunikoi ish-presidentit se trupi gjykues i ka shqiptuar një dënim të njësuar prej 17 muajsh heqje lirie.

Menjëherë pas shpalljes së verdiktit, Hashim Thaçi ka tentuar të marrë fjalën në sallën e gjyqit, por gjyqtari nuk ia ka lejuar një gjë të tillë.

Megjithatë, para se të ulej në karrigen e tij, ish-presidenti Thaçi citohet të ketë reaguar me tone të ashpra ndaj këtij vendimi të dytë dënues në Hagë:

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi”, mësohet të ketë thënë Thaçi pas shqiptimit të dënimit.

Ky dënim vjen në kuadër të procesit të veçantë gjyqësor për pengim të drejtësisë, ku krahas Thaçit, të akuzuar ishin edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.

Të Ngjashme