Aktuale

LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë, gjendet i pajetë në banesë 40-vjeçari, dyshohet se …

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar trupin e pajetë të 40-vjeçarit me inicialet S.Y., i cili dyshohet se është vetëvarur.

Menjëherë pas zbulimit të ngjarjes, ata kanë njoftuar policinë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima jetonte i vetëm dhe përballej me vështirësi ekonomike, por rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa trupi i pajetë është transportuar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore

Të Ngjashme