Aktuale

Policia u ngjit me shkallë në murin e tij të lartë/ Kush është “i forti i Shkodrës” që u arrestua sot me urdhër të SPAK (EMRI)

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Shkodër, ku është arrestuar 50-vjeçari Bledar Cafi, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni i koduar “Muri i Lartë” u zhvillua nga Policia e Shtetit nën drejtimin e SPAK, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale RENEA, Forcës së Posaçme Operacionale, strukturave të Hetimit të Narkotikëve, Policisë së Shkodrës dhe BKH-së.

Ndaj Cafit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme më 25 shtator. Ndërkohë, operacioni vijon për lokalizimin dhe arrestimin e një personi tjetër të shpallur në kërkim.

Emri i 50-vjeçarit ka dalë gjatë hetimeve të SPAK për aktivitetin e dyshuar të grupit Rraja. Sipas hetimeve, Cafi dyshohet se ka qenë pjesë e këtij grupi dhe është përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Bledar Cafi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2021 ai është arrestuar në Itali, ku është dënuar për trafik droge.

Cafi është një emër i njohur për autoritetet edhe për shkak të procedurave të mëparshme ndaj tij. Vite më parë, Operacioni Forca e Ligjit u kishte dërguar atij dhe vëllezërve të tij formularin për deklarimin dhe justifikimin e burimit të pasurive, pasi familja Cafi zotëron disa biznese në Shkodër.

Të Ngjashme